Libani apelon për mbështetje të vendeve arabe pas shpërthimit

Mos i humb

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, mjeti del nga rruga dhe bie 100 metër poshtë

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë (Doganë). Nga informacionet e para mësohet se një...

Një asteroid me përmasa sa një autobus do të fluturojë shumë pranë tokës

Një asteroid me madhësinë e një autobusi do fluturojë në afërsi të Tokës më 24 shtator. Asteroidi i quajtur...

Makarona me Brokoli dhe Gjizë – Të Mrekullueshme për Darkë

Kjo është një recetë fantastike, e thjeshtë dhe e lehtë për t’u përgatitur. Kërkon vetëm pak minuta për t’u...

Nasim Haradinaj sot para Speciales

Nënkryetari i OVL të UÇK-së Nasim Haradinaj do të paraqitet sot në ora 15.00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara...

Presidenti libanez, Michel Aoun, u bëri thirrje vendeve arabe të mbështesin Libanin, pas shpërthimit masiv në Portin e Bejrutit.

“Libanit i duhet çfarëdo ndihme në çdo fushë dhe ka shpresë të madhe në vendet arabe vëllazërore”, tha Aoun pas një takimi në pallatin presidencial në Bejrut me sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Duke iu bërë thirrje vendeve arabe të kontribuojnë në rindërtimin e Bejrutit, Aoun theksoi se “shkalla e katastrofës është e madhe”.

Ndërkaq, Gheit nga ana e tij tha se ai siguroi presidentin libanez për mbështetjen e Lidhjes Arabe për Libanin.

Shefi i Lidhje Arabe tha se ai do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare që Franca kërkon të organizojë për të mbështetur Libanin.

“Ne do t’ua përcjellim bashkësisë ndërkombëtare kërkesat e Libanit”, tha Gheit.

Dje, presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë një vizite në Bejrut njoftoi se Franca, SHBA, Bashkimi Evropian (BE) dhe Banka Botërore do të organizojnë një konferencë globale për të mbështetur Libanin.

Në fillim të kësaj jave, një zjarr në një depo në Portin e Bejrutit çoi në një shpërthim masiv që shkaktoi dëme të mëdha të pronave në disa lagje të kryeqytetit. Të paktën 154 persona humbën jetën dhe rreth 6 mijë të tjerë u plagosën.

Qeveria libaneze njoftoi formimin e një komiteti për të hetuar shpërthimin brenda një periudhe prej pesë ditëve.

Shpërthimi tronditi Libanin përderisa po përjeton krizën e saj më të keqe ekonomike, duke përfshirë rënien dramatike të vlerës së paundit libanez ndaj dollarit.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Gabimet Me Ushqimin Që Ju Dëmtojnë Mëlçinë – Zbuloni Çfarë Duhet Të Bëni

Ushqimet që hani, ato të duhura e ato të gabuara, kanë gjithmonë një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e mëlçisë.

Kinë/ Helmoi 25 fëmijë, edukatorja dënohet me vdekje

Një mësuese e kopshtit që helmoi 25 fëmijë, duke vrarë njërin prej tyre, pas një debati me një anëtar rival të stafit...

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve shton edhe katër vende në ‘Listën e Kuqe’

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka shtuar katër vende të tjera në listën e saj të kuqe të koronavirusit,...

SHBA, 20 milionë dollarë dëmshpërblim familjes së afrikano-amerikanit të vrarë

Familjes së William Green (43), afrikano-amerikani të cilin e vrau policia në Maryland, do t’i paguhet dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh.

iPhone 12: Adhuruesit e Apple do ta duan këtë edicion special – por ata do ta “urrejnë” çmimin e tij

iPhone 12 i ardhshëm nuk do të jetë i lehtë për tu blerë, me raportin e fundit që sugjeron se pajisja do...