Libi, 2 të vdekur nga një sulm i forcave të Haftarit në aeroportin e Tripolit

Mos i humb

Të paktën dy persona kanë humbur jetën në një sulm me raketa të militantëve të komandantit renegat Khalifa Haftar ndaj Aeroportit Mitiga në kryeqytetin libian Tripoli.

Forcat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB) thanë në një deklaratë se dy punonjës të huaj kanë humbur jetën si pasojë e sulmit.

Siç njoftohet, raketat, të cilat kanë rënë në afërsi të aeroportit, kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Në deklaratë nuk janë dhënë detaje mbi shtetësinë e punonjësve të huaj që kanë humbur jetën.

Ndryshe, Aeroporti Mitiga nga muaji shkurt ka qenë cak i shpeshtë i forcave jolegjitime të udhëhequra nga Haftar, i cili në prill të vitit të kaluar nisi një fushatë për kapjen e Tripolit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit