Libi, 50 të vrarë gjatë përleshjeve në Tripoli

Mos i humb

Qeveria e Libisë njoftoi se numri i viktimave në luftime mes grupeve të armatosura rivale në kryeqytetin Tripoli është rritur në 50, duke përfshirë dhe civilët.

Ministria e Shëndetësisë të martën njoftoi se në përleshjet të cilat filluan në fund të gushtit, deri më tani janë plagosur 138 veta.

Luftimet shpërthyen javën e kaluar mes grupeve në Tripoli dhe rivalëve nga qytetet nga jugu i vendit. Qeveria e mbështetur nga Kombet e Bashkuara ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Tripoli dhe rrethinë.

Misioni i OKB-së në Libi bëri thirrje për “dialog të menjëhershëm rreth situatës së sigurisë” të martën në Tripoli.

Libia është zhytur në kaos që nga kryengritja e vitit 2011 kur u rrëzua dhe më pas u vra sunduesi disa dekadësh Moammar Gadhafi. Libia udhëhiqet nga qeveritë rivale në Tripoli dhe në lindje të vendit, dhe që të dyja mbështeten nga një numër milicishë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit