Libi, 55 migrantë të parregullt ndalohen në bregdetin e Mesdheut

Mos i humb

Të paktën 55 migrantë të parregullt të kombësive të ndryshme janë ndaluar në bregdetin e Detit Mesdhe të Libisë, njoftoi sot Ministria e Brendshme e vendit.

Rojet bregdetare libiane bastisën një depo në qytetin bregdetar Zliten dhe ndaluan 55 imigrantë të parregullt, duke përfshirë katër gra dhe gjashtë fëmijë, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në njoftim gjithashtu thuhet se migrantët e parregullt po përgatiteshin të migrojnë në Evropë përmes Mesdheut, ndërsa gjatë operacionit u arrestua një trafikant i qenieve njerëzore.

Mesdheu është rruga më e preferuar e migrantëve nga Afrika, të cilët kryesisht nga Libia përpiqen të kalojnë në Evropë përmes Italisë dhe Maltës.

Tentimet për të kaluar Mesdheun shtohen ndjeshëm gjatë muajve të verës, ndërsa OJQ-të nga vende të ndryshme përfshihen në disa operacione shpëtimi në det.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit