Libi, nxirren 5 trupa të tjerë nga varreza masive në Tarhuna

Mos i humb

Në deklaratën e ekipit qeveritar libian që zhvillon veprimtari kërkimore në zonë thuhet se 5 trupa u zbuluan gjatë punimeve të gërmimit.

Tarhuna, e cila ndodhet rreth 88 kilometra në juglindje të kryeqytetit Tripoli, dikur shërbente si qendër kryesore e ofensivës së komandantit renegat Khalifa Haftar që synonte marrjen e Tripolit nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) e njohur nga OKB-ja.

Më 10 qershor, zyrtarët libianë thanë se 10 trupa të tjerë ishin gjetur në një varr masiv në të njëjtin qytet. Mbetjet e 9 kufomave të tjera u gjetën në jug të Tripolit më 28 qershor.

Zyrtarët thanë se numri i përgjithshëm i kufomave të nxjerrura nga zona ka arritur në 24. Autoritetet libiane kanë njoftuar se 11 varre masive ka brenda dhe rreth qytetit

Ushtria libiane kohën e fundit u shkaktoi goditje të rënda forcave të Haftarit dhe çliroi Tripolin dhe Tarhunan, si vende të tjera strategjike nga milicitë e tij, përfshirë bazën ajrore Al-Watiya.

Libia është shkatërruar nga lufta civile që nga rrëzimi i sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011.

Qeveria e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB-ja, por përpjekjet për zgjidhje politike afatgjate dështuan për shkak të ofensivës ushtarake nga forcat e Haftarit.

Qeveria e njohur ndërkombëtarisht është nën sulm nga milicitë e Haftarit që nga prilli i vitit 2019, me më shumë se 1.000 të vrarë në dhunë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit