Libi, rivalët politik bien dakord për zgjedhje më 10 dhjetor

Mos i humb

Katër parti libiane ranë dakord të përfundojnë dhe miratojnë një kushtetetutë deri më 16 shtator dhe të mbajnë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare më 10 dhjetor të këtij viti.

Taher el-Sonni, një këshilltar i kreut të qeverisë së unitetit të bazuar në Tripoli e të mbështetur nga OKB-ja Fayez al-Sarraj, bëri njoftimin në rrjetet sociale pas një samiti ndërkombëtar të sponsorizuar nga OKB, i organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, në Paris për të ndihmuar zgjidhjen e bllokimit politik në Libi.

Al-Sarraj, komandanti ushtarak lindor Khalifa Haftar dhe krerët e dy kuvendeve parlamentareve ndoqën bisedimet të cilat synojnë të hartojnë një plan drejt zgjedhjeve.

Partitë po ashtu garantuan për të mbështetur nismën e Kajros për “unifikimin e ushtrisë së Libisë”.

Paris ka ftuar 19 vende, përfshirë pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Italinë, Turqinë, Algjerinë, Marokun, Egjiptin, Tunizinë, Çadin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Kuvajtin, për të marrë pjesë në samitin e sotëm në Pallatin Elysee./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit