Libi, shpëtohen 199 migrantë të parregullt

Mos i humb

Gjatë tre ditëve të fundit forcat detare të Libisë kanë shpëtuar nga mbytja 199 emigrantë të parregullt.

Sipas një deklarate me shkrim të Forcave Detare të lidhura me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar në Libi, forcat detare të mërkurën, të enjten dhe të premten kanë shpëtuar nga përmbytja 5 anije ku ndodheshin 199 emigrantë të parregullt.

Operacioniet e shpëtimit janë ndërmarrë në brigjet verilindore dhe veriperëndimore të kryeqytetit Tripoli.

Ndërkohë transmetohet se emigrantët janë me origjinë nga Sudani, Sudani i Jugut, Senegali, Somalia, Egjipti, Eritrea, Etiopia dhe Bangladeshi.

Pas ndihmës humanitare dhe mjekësore të nevojshme, emigrantët e shpëtuar më pas janë dërguar në njësinë për Luftimin e Migracionit të Paligjshëm të lidhur me Ministrinë e Brendshme.

Libia, e cila po përjeton një boshllëk administrativ pas revolucionit, qëndron si një nga rrugët e emigrantëve afrikanë që duan të arrijnë në Evropë nëpërmjet Mesdheut për shkak të pozitës së saj të afërt gjeografike.

Një pjesë e afrikanëve që përpiqen të kalojnë shkretëtirën e Saharasë dhe Mesdheun nëpërmjet Libisë për të shkuar në Evropë bien në duart e trafikantëve të qenieve njerëzore ndërsa disa të tjerë humbin jetën në shkretëtirë ose në det.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit