Librat falas për nxënësit e fillores, Rama: Fund teksteve që lemerisën këdo

Mos i humb

Kryeministri Rama është ndalur në një takim me mësues e prindër në qytetin e Vlorës, aty ku ka qenë e pranishme edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.

Duke theksuar vëmendjen e posaçme të qeverisë ndaj arsimimit të fëmijëve, në takim u tha se librat falas për nxënësit e klasave të fillores, që vitin tjetër do të përfshijnë edhe klasat e pesta, janë një provë kuptimplotë.

“Na vjen shumë mirë që ia dolëm në këtë proces, e që tani kemi mundësinë që edhe një tjetër kontribut të prindërve për familjen e fëmijët ta zëvendësojmë me një kontribut të shtetit. Hap pas hapi, përpjekjet, sakrificat dhe dhimbjet që shoqërojnë reformat po kthehen dhe masat e vështira po sjellin një forcë për shtetin. Duke u ardhur në ndihmë fëmijëve, u bëjmë të mundur familjeve që t’i përdorin për diçka tjetër shpenzimet për libra”, tha Rama.

Rama tha gjithashtu se falë reformave e kontributeve të të gjithëve rriten mundësitë e shtetit për të investuar më shumë fonde në favor të familjeve e të fëmijëve.

E duke pranuar kritikat dhe vërejtjet, jo vetëm nga brenda vendit por edhe nga ndërkombëtarët, Rama tha se librat e rinj, falas për rreth 190 mijë fëmijë, janë tanimë paketë e re nga Oxfordi, Cambridge, Pearson, që kanë zëvendësuar kështu malet me gropa të teksteve që për shumë vite lemeritën mësuesit, prindërit e nxënësit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit