Librazhd, rreshqet toka, në rrezik banesat

Mos i humb

Duket se reshjet e shumta të ditëve të funidit kanë sjellë si pasojë edhe reshqitje të mëdha dherash dhe gurësh. Kështu ka ndodhur edhe ne Librazhd ku një masiv dheu është shembur në lagjen “Shesë” të Librazhdit dhe disa banesa u rrezikuan.

Ndërkohë rruga e lagjes është bllokuar dhe bashkia ka nisur ndërhyrjen për hapjen e saj. Aktualisht po gërmohet në shtratin e lumit të Shesë, për devijimin e ujit dhe për bërjen e murit mbajtës.

Kjo do të ndihmojë të mos ketë shkarje më të mëdha, pasi situata sipas eksperteve është kritike. Pranë vendit ku ka nisur rrëshkitja e tokës, ndodhet një shtëpi, e cila sipas ekspertëve ka lëvizur nga themelet dhe familjarët e saj do e kenë të vështirë jetesën aty.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit