Liderët e G7 mblidhen në Kanada

Mos i humb

 

 

Në Kanada sot fillon Samiti i Liderëve të Grupit G7, i përbërë nga shtatë vendet më të fuqishme ekonomike në botë.

Kanadaja, e cila ka presidencën aktuale të G7, ku përfaqësohet edhe Bashkimi Evropian, do të presë Samitin e 44-të të Liderëve të G7, i cili do të zgjasë dy ditë në rajonin Charlevoix, në Quebec.

Para organizimit i cili bart cilësinë e samitit të gjashtë që do të zhvillohet në Kanada janë marrë masat e jashtëzakonshme të sigurisë në rajon dhe rrugët që çojnë në zonën ku do të mbahet samiti.

Ndërkohë theksohet se një qendër për media është ngritur në Quebec City për gazetarët që do të ndjekin samitin.

Samiti, i cili do të hapet zyrtarisht në orën 12.00 me orën lokale, do të fillojë punimet pas fotografisë familjare që udhëheqësit do të bëjnë pas drekës së punës.

– Pjesëmarrësit

Samiti krahas Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres do të ndiqet edhe nga përfaqësues të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore si dhe nga krerë të shteteve dhe qeverive të Argjentinës, Norvegjisë, Islandës, Bangladeshit, Senegalit, Ishujve Sejshell, Xhamajkës, Haitit, Kenias dhe Ruandës.

Gjithashtu Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker dhe Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) Donald Tusk do të jenë midis pjesëmarrësve të samitit.

– Rritje për të gjithë

Kryeministri kanadez Justin Trudeau në një deklaratë tha se të gjitha vendet e G7 përballen me një problem të përbashkët nëse përfitimet e rritjes ekonomike ndahen apo jo në mënyrë të drejtë.

“Si kryesuese e G7, Kanadaja është përballur me këtë sfidë ekonomike dhe në qendër të axhendës G7 të këtij viti ka objektivin për rritjen që funksionon për të gjithë”, tha kryeministri Trudeau.

– Qëndrim i përbashkët kundër SHBA-ve

Gjithashtu vlerësohet se Samiti i Liderëve të G7, ku Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të bëjë vizitën e tij të parë në Kanada si president, pothuajse do të jetë një “luftë tregtare” për shkak të taksave të rënda doganore mbi çelikun dhe aluminin që administrata Trump ka vënë në praktikë kohët e fundit.

Ministrat e Financave të gjashtë vendeve anëtare të G7 dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian në një deklaratë të përbashkët pas një takimi 3 ditor para samitit në Kanada vendosën që të bashkohen kundër tarifave të reja doganore të SHBA-ve dhe shprehën “shqetësimet dhe zhgënjimet” për praktikat e SHBA-ve në veprimet tregtare.

Ndërsa ende nuk dihet se si do të ndikojë në samit bashkimi i formuar kundër administratës amerikane.

– Nga G8 u bë G7

Grupi, i njohur si G8, ku ishin të anëtarësuar 8 shtete nga 1998 deri në 2014, filloi të quhet si G7 pasi Rusia u hoq nga grupi për shkak të aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Grupi G7 i përbërë nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu është i njohur si grupi i shtatë vendeve më të fuqishme ekonomike në botë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit