“Liderët politik të bashkuar që Kuvendi t’i udhëheqë integrimet euroatlantike”

Mos i humb

 

 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të formojë grup pune të përbërë nga përfaqësues të partive politike, të cilët do të punojnë në zbatimin e axhendës së reformave dhe hapat e ardhshëm në procesin Zhan Mone.

Me qëllim të përshpejtimit të procesit, partitë politike u dakorduan që Kuvendi të ketë rol më efikas nëpërmjet përdorimit të të gjithë legjitimitetit të vet demokratik, fuqisë mbikëqyrëse dhe ligjvënëse dhe përmes fillimit të një serie të reformave duke filluar me përkushtim urgjent ndaj miratimit të Kodit të ri etik dhe implementimit të ndryshimeve urgjente të Rregullores.

Siç njofton Kuvendi, gjithashtu është arritur pajtueshmëri për përkushtim ndaj një rishqyrtimi më të gjerë të Rregullores që të sigurohet që Kuvendi të jetë më efikas, transparent dhe efektiv gjatë përmbushjes së pritjeve të qytetarëve për anëtarësim në BE.

“Deputetët e Parlamentit Evropian, Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, me mandat nga presidenti i PE-së, e hapën dialogun duke deklaruar: “Është nder të punohet me liderët dhe partitë politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë përmes dialogut Zhan Mone dhe në përkrahje të reformave që nevojiten për proceset integruese në vend. Dialogu politik është esenca e çdo procesi demokratik dhe për këtë arsye, jemi të lumtur që shohim një interesim të këtillë dhe inkuadrim energjetik të gjithë partnerëve politik në proces”, thuhet në kumtesën nga Kuvendi.

Mesazhe të fuqishme të përkrahjes u drejtuan gjithashtu edhe nga ana e Eurokomisarit Johannes Hahn dhe kryetarët e dy partive më të madhe evropiane – Partia Popullore Evropiane dhe Partia e Socialistëve Evropianë.

Me qëllim që të ruhet momenti i reformave kryesore të debatuara, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi paralajmëroi formimin e Grupit të punës në Kuvend, të përbërë prej përfaqësuesve të partive kryesore politike, që të mbështetet implementimi i axhendës reformuese dhe hapat e ardhshme të procesit Zhan Mone.

Deputetët e PE-së Vajgl, Kukan dhe Fleckenstain, përsëritën se axhenda reformuese është plotësisht e mbështetur nga PE, përfshirë edhe Komisionit për Punë të Jashtme dhe Komiteti i Përzier Parlamentar.

Dialogu Zhan Mone kontribuon në përkrahjen e Maqedonisë në hapat e ardhshme të përparimit të vendit drejt anëtarësimit në BE, veçanërisht nëse ndiqen rekomandimet e pakushtëzuara dhe pozitive nga ana e Komisionit Evropian i cili tani e pret vendimin e Këshillit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit