Lideri i Koresë së Veriut takohet me presidentin e Kinës

Mos i humb

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, u takua me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ndërsa në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit në Gadishullin Korean dhe marrëdhëniet bilaterale.

Agjencia e lajmeve Xinhua, njoftoi se presidenti Xi, është takuar me liderin e Koresë së Veriut, Kim, në qytetin port Dalien, të provincës Liaoning, e cila gjendet në verilindje të vendit.

Theksohet se dy liderët kanë shkëmbyer mendime rreth çështjeve të rëndësishme dhe marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve në një atmosferë miqësore.

“Jam shumë i lumtur nga marrëdhëniet Kinë-Koreja e Veriut dhe zhvillimet pozitive në Gadishullin Korean”, ka thënë Xi. Ai ka thënë se dëshirojnë që marrëdhëniet mes dy vendeve të zhvillohen në një mënyrë të shëndetshme dhe të qëndrueshme, të sigurohet një atmosferë paqësore afatgjatë në Gadishullin Korean dhe të nxisin së bashku paqen dhe prosperitetin rajonal.

“Kina mbështet angazhimin e Koresë së Veriut për denuklearizimin e Gadishullit Korean dhe dialogun mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve për zgjidhjen e problemit të gadishullit”, është shprehur Xi.

Ndërsa, lideri i Koresë së Veriut, Kim, duke theksuar se në marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe në Gadishullin Korean janë arritur zhvillime pozitive dhe kuptimplotë, tha se në rajon janë duke u realizuar zhvillime të shpejta në situatën aktuale dhe se ka ardhur që të informojë Kinën në lidhje me këto.

“Shpresojmë që palët përkatëse të marrin masat e tyre për denuklearizimin e Gadishullit Korean dhe sigurimin e paqes afatgjate në mënyrë graduale dhe në të njëjtën kohë”, tha Kim. Ai tha se shpresojnë që të përforcojnë komunikimin strategjik dhe bashkëpunimin me palën kineze, thellimin e marrëdhënieve miqësore mes dy palëve, dhe inkurajimin e paqes dhe stabilitetit rajonal.

Tërhoqi vëmendjen takimi i Kim-it me presidentin kinez, para takimit të tij me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, e cila pritet të realizohet në fund të këtij muaji.

Lideri i koreano-verior edhe në muajin mars kishte zhvilluar një vizitë surprizë në Kinë. Kjo është vizita e dytë e Kim-it në Kinë, pasi që erdhi në pushtet. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit