Lieberman: Irani furnizon me raketa “elementët radikalë” në Gaza

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Avigdor Lieberman pretendon se raketat e hedhura ditë më parë nga Gaza në Izrael, i përkasin organizatave të mbështetura nga Irani.

Sipas lajmit të publikuar në faqen e internetit të gazetës Haaretz të Izraelit, Lieberman pretendon se Irani u jep raketa “elementëve radikalë” në Gaza.

Më tej Lieberman pretendon se raketat e hedhura ditë më parë nga Gaza në jug të Izraelit, i përkasin organizatave të cilat mbështeten nga Irani.

Ditë më parë ushtria izraelite deklaroi se është identifikuar që nga Gaza janë shkrepur tre raketa, por që dy prej tyre janë interceptuar nëpërmjet sistemit të mbrojtjes ajrore “Iron Dome”.

Në deklaratë nuk ka informacione lidhur me raketën e tretë në fjalë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit