Lieberman: Opozita izraelite po na shtyn në një luftë në Gaza

Mos i humb

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, deklaroi se opozita izraelite punon që Izraelin ta shtyjë në një luftë në Gaza.

“Liderët e opozitës izraelite, ashtu si edhe organizata radikale në Gaza, tentojnë të na shtyjnë në luftë të madhe”, deklaroi Lieberman për radion shtetërore izraelite.

Lideri i Partisë Laburiste, parti opozitare izraelite, Avi Gabbay, fundjavën e kaluar akuzoi kryeministrin e këtij vendi, Benjamina Netanyahu, për mos reagimin e mjaftueshëm ndaj sulmeve me raketa nga Gaza.

Gabbay me këtë rast deklaroi se sulmet ajrore në pozita të caktuara në Gaza janë mjet joefektiv për të parandaluar sulmet provokuese nga Gaza në Izrael./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit