Liga Arabe: Izraeli përgjegjës për gjakderdhjen në Gaza

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Adoul Gheit ka dënuar ashpër sulmet e ushtrisë izraelite mbi demonstruesit në Rripin e Gazës me ç’rast u vranë 15 palestinezë.

Ai theksoi se Izraeli bart përgjegjësi morale, politike dhe ligjore për gjakderdhjen.

Imami i Madh i Al-Az’herit, Sheikhu Ahmed El-Tayyeb gjithashtu dënoi ashpër sulmet e ushtarëve izraelitë ndaj demonstruesve në Rripin e Gazës.

“Sulmet ndaj palestinezëve, të cilët morën pjesë në marshimin me rastin e Ditës së Tokës, janë të egra”, tha El-Tayeb në një deklaratë të lëshuar me rastin e zhvillimeve të fundit në Gaza.

Sulmet e ushtarëve izraelitë ndaj palestinezëve më parë i dënuan edhe Turqia, Katari dhe Egjipti.

Numri i palestinezëve të vrarë nga ushtarët izraelitë në Rripin e Gazës të premten në “Ditën e Tokës” arriti në 15. Në sulmet ndaj demonstruesve në Gaza dhe Bregun Perëndimor, janë plagosur rreth 1.400 palestinezë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit