Ligje të reja me shumë lehtësime për punëtorët e huaj në Gjermani

Mos i humb

Paketa e re e ligjeve ka për qëllim të tërheqë punëtorë profesionistë të huaj, të aftë dhe me njohje të gjuhës gjermane, duke përfshirë dhe punëtorë nga vende jashtë BE- së dhe premton t’i lehtësojë procedurat e vizave.

Këto ligje u krijuan vitin e kaluar në një përpjekje për të mbuluar mungesën e punëtorëve të kualifikuar në shumë rajone dhe industri në gjithë Gjermaninë.

Por rregullat e reja të imigracionit po krijohen për të qenë në gjendje të deportojnë më lehtë azilkërkuesit e refuzuar.

Sipas vlerësimeve të qeverisë, rregullat e reja do të sjellin çdo vit 25 mijë punëtorë të kualifikuar në Gjermani.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme është largimi i një rregulli që kërkon që punëdhënësit të dëshmojnë se asnjë gjerman, asnjë qytetar i BE-së nuk mund të përmbushë kualifikimet e punës para se t’i ofrohet një emigranti.

Lars Castellucci, zëdhënës për politikën e migracionit për grupin parlamentar të qendrës së majtë Social Demokrate(SPD), theksoi se “Gjermania ka nevojë për migrim“.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit