Ligji i gjuhëve, opozita maqedonase nuk ndryshon qëndrim

Mos i humb

Pas takimit me Ali Ahmetin, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka takuar kryeministrin e Maqedonisë, dhe njëherësh kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev me të cilin kanë biseduar për gjendjen aktuale politike por edhe për perspektivat e vendit.

Mickoski pas takimit tha ”Hapëm shumë tema për funskionimi e shtetit. Folëm për bisedimet për emrin. Nuk ka ndonjë lëvizje nga takimi i fundit. OBRM-PDUKM nuk do të mbështes ndryshim të Kushtetutës. Folëm edhe për Ligjin për gjuhët. OBRM-PDUKM-ja qëndron në atë se ai ligj është antikushtetues. Temë tjetër është KSHZ-ja, e cila duhet të kompletohet me stilin e vjetër. është e nevojshme që ky institucion që të kompletohet dhe në ndërkohë do të përpilohet ligji i ri për zgjedhje. OBRM-PDUKM-ja do të ketë kryetarin kurse pozita shumicën në këtë institucion.

Nga ana tjetër, Mickoski tha se në rast dështimi për anëtarësim në NATO, përgjegjësi do të mbajë pushteti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit