Ligji i strehimit social, Vasili: PS prishi konsensusin

 

 

Ligji për strehimin social mund të bëhet një tjetër temë debati mes maxhorancës dhe opozitës, teksa kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili tha në një dalje për mediat se PS minoi konsensusin për ligjin e strehimit social.

“Në 90% ishte një ligj i rrëzuar në Kuvend sipas vetë komisionit të ligjeve me maxhorancë të majtë, sot për 24 orë që do të prishnin votën sipas këtyre mendjeshkurtërve dhe kjo pikë ku mund të arrinim në rrugën e konsensusit, sot kjo përpjekje u sabotua. Kjo me qëllim për të miratuar me mënyrë të përçudnuar ligjin, dispozitat e tij të orientohen që të përfitojnë ata që kanë teserën e partisë, apo në mënyra të tjera”, tha Vasili.

Ligji ishte votuar në parim nga maxhoranca dhe opozita, ndërsa një muaj më parë e votoi maxhoranca në Kuvend. Konsensusi tha ai, u prish për shtyrjen me vetëm një ditë. Por Vasili thotë se shtyrja kishte të bënte me aktivitetet për integrimin europian.

Top Channel