Lijiang, qyteza antike në shpatet e Himalajave

Mos i humb

Qyteza 800 vjeçare antike Lijiang në shpatet e Himalajve në jugperëndim të Kinës, magjeps vizitorët me cilësitë arkitekturore, bukuritë natyrore dhe atmosferën romantike.

Historia e kësaj qyteze brenda kufijve të Rajonit Autonom të Tibetit në provincën Yunnan, daton deri më shekullin e 13-të. Qyteza antike me shekuj ka qenë qendra politike, tregtare dhe kulturore e rajonit, ndërsa në vitet e fundit është atraksion turistik.

Shtëpitë e Lijiang kombinojnë motive nga kultura të ndryshme në strukturën e saj arkitektonike.

Gati në çdo vend të kësaj qyteze me sokakë të ngushta dhe gurë të vegjël shumëngjyrëshe kalojnë lumenj të vegjël dhe të mëdha. Qyteza gjendet në një lartësi mbidetare prej 2.500 metra dhe prandaj çdo stinë është e freskët. Gjatë gjithë viti temperatura është mes 20 dhe 25 gradë celsius.

– Çdo vit vizitohet nga 12 milionë njerëz

Në rajon jetojnë pakicat etnike të vendit, ndërsa përveç dinamikave arkitekturore dhe kulturore qyteza është e njohur edhe me bukuritë natyrore.

Qyteza ka një popullsi prej 140.000 njerëzish, çdo vit vizitohet nga 12 milionë turistë dhe me këtë siguron të ardhura nga turizmi prej më shumë se 4 miliardë dollarë në vit.

Lijiang në vitin 2008 ishte përfshirë në listën e e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit