Limaj e fsheh se shtetet e Quint-it po bëjnë presion për heqjen e taksës, Haradinaj i bie shkurt – kurrë!

Mos i humb

Ka përfunduar takimi që nisi rreth një orë më parë mes Ekipit Negociator me ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Pas takimit, bashkëkryesuesi i ekipit negociator, Fatmir Limaj, ka thënë se ky takim ishte me karakter informuespër punën e deritanishme të ekipit në dialog, ndërsa ka mohuar të jetë diskutuar për taksën.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostollova dhe ajo e EULEX-it, Alexandra Papdopoulou.

Limaj ka refuzuar të jep detaje , mirëpo, jo zyrtarisht mësohet se ngrirja e procesit të bisedimeve ndërshtetërore midis Kosovës dhe Serbisë si rezultat i taksës ndaj produkteve serbe, ishte preokupimi kryesor i këtij takimi.

Partnerët në Qeveri, AAK dhe PDK, tashmë kanë qëndrime të kundërta sa i përket taksës. Në heqjen e së cilës po insiston edhe Bashkimi Evropian edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Derisa kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli dhe presidenti Hashim Thaçi kanë kërkuar pezullimin e përkohshëm të taksës që t’i hapet rrugë dialogut, kryeministri Ramush Haradinaj është shfaqur i prerë duke mos lëvizur nga ky qëndrim.

Haradinaj ka deklaruar se nuk do të lejohet që heqja e taksës ndaj Serbisë, të jetë kusht për vazhdimin e dialogut.

“Nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, kurrë s’kemi me e hekë, kurrë mi këtë dhe. Nëse taksa koka problemi, kurrë s’kemi me heke. Nëse përmes taksës po ia tregojshim vendin Serbisë, pse me hekë, ai spo donë me na njoftë, spo don fqinjësi, po donë me na ia ble mallin, e me na qit kushte me shku në tavolinë”, ka thënë Haradinaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit