Limaj: Kushtetuta e Sfiduar edhe nga Udhëheqës Institucionesh

Mos i humb

Kreu i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj tha se kushtetuta është sfiduar edhe nga krerë institucionesh.

“Në këto 10 vite, Kushtetuta disa herë është sfiduar edhe nga vetë udhëheqësit e institucioneve”, shkroi Limaj në facebook në Ditën e Kushtetutës.

Ai konstatoi se institucionet duhet të angazhohen për realizim të synimeve të caktuara me Kushtetutë.

“Angazhimi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë gjithmonë në funksion të realizimit të synimeve të deklaruara në Kushtetutën e Kosovës”, vijoi postimi i Limajt.

Sot janë bërë dhjetë vjet që kur Kosova ratifikoi Kushtetutën e saj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit