Limaj thotë se shfuqizimi i Gjykatës Speciale me i dëmshëm se sa themelimi i saj

Mos i humb

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se shfuqizimi i Gjykatës Speciale është proces më i dëmshëm se sa krijimi i Gjykatës në fillim.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të NISMA’s, ai ka thënë se nisma për zhbërjen e speciales duhet të ketë adresë dhe përgjegjës.

Lideri i NISMA’s Fatmir Limaj po del të jetë lideri i vetëm në Kosovë që ka dalë seriozisht kundër nismës për të shfuqizuar Gjykatën Speciale.

Në një tubim partiak, ai ka thënë se më i dëmshëm është zhbërja e Speciales se sa themelimi i saj.

Pavarësisht se ka thënë se ishte kundër Speciales, thash, Limaj po thotë se kjo temë duhet të hiqet nga rendi i ditës dhe të vazhdohet më tutje me tema të tjera.

“E kthyem një temë që është e harrua. Ne edhe në vitin 2015 kemi qenë kundër gjykatës. Ne asnjëherë nuk mundemi me i thanë jo drejtësisë. Ne i kemi thanë po adresimit të krimit, por jo qysh po doni me thanë ju. Ne kemi thanë, ne duan drejtësi e cila vrapon pas provave e jo pas përkatësisë etnike apo emrave të përveçëm. Ata nuk kanë ditë as çka po nënshkruajnë”, ka deklaruar Limaj.

“Ne kemi thanë se saherë që vjen në parlament, ne e votojmë, e votojmë ndryshimin e asaj gjykate,. Por ne duam që iniciativa të ketë përgjegjës, të ketë adresë. Si ka qenë votimin i gjykatës i dëmshme për Kosovën në 2015’ën, shumë ma shumë është i dëmshëm shfuqizimi i saj në mënyrën qysh ka ndodhë”, ka shtuar ai.

“Nisma as nuk mundet me ndal dhe as ta shfuqizojë atë. Ne nuk e cenojmë interesin e shtetit për fate individuale”, ka thënë Limaj./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit