‘Lindi nga bashkimi i dy viruseve’! Misteri i origjinës së Covid-19

Mos i humb

‘PizzaExpress’ mbyll rreth 70 restorante në Britaninë e Madhe për shkak të Covid-19

Rrjeti britanik i restoranteve ”PizzaExpress” tha sot se po planifikonte të mbyllte gati 70 restorante në Britaninë e Madhe, çka rezulton në...

Një tërmet prej 5.5 ballë godet Indonezinë

Një tërmet me fuqi prej 5.5 ballë sipas Rihterit goditi provincën indoneziane Nusa Tenggara Lindore. Zyra nacionale për meteorologji,...

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti rezulton pozitiv në testin e koronavirusit

Kryeministri  i Kosovës Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Këtë lajmërim e ka bërë vetë Hoti përmes një...

A janë disa njerëz të mbrojtur? Shumica nuk shfaqin probleme nga covid, ende enigmë arsyeja

Tashmë kanë kaluar më shumë se shtatë muaj nga koha kur pandemia e koronavirusit ka vështirësuar jetët e pjesës më të madhe...

Origjina e Sars-CoV-2 mbetet ende një mister.

Teoria më e mundshme është se virusi që shkaktoi pandeminë Covid-19 ka ardhur nga lakuriqët.

Fenomeni i zakonshëm natyror, ku virusi kapërcen nga një specie në tjetrën është i zakonshëm. Po a ndodhi kjo edhe në rastin e Sars-CoV-2?

Sipas disa shkencëtarëve, po. Të tjerë, si ata të Institutit ‘Francis Crick’, mendojnë për një teori tjetër. Përfundimet e tyre, të mbërritura në fund të një seri analizash krahasuese midis proteinave të viruseve të lakuriqëve dhe koronavirusit të ri, janë shumë interesante. Sipas tyre duket se Sars-CoV-2 ka evoluar “nga rekombinimi i gjenomave të dallueshme të koronavirusit” sepse “një virus i lakuriqit nuk ka gjasa të infektojë qelizat njerëzore”.

Hipoteza e rekombinimit

Në rast se hipoteza e rekombinimit do të konfirmohet, mbetet të kuptohet se cilat genome të veçantë përmenden nga studiuesit. Për të thënë të vërtetën, disa muaj më parë, një studim i botuar në ‘Science Advance’, me titull ‘Dalja e SARS-CoV-2 përmes rekombinimit’, paralajmëroi shkrirjen e dy gjenomeve. Por çfarë kuptojmë kur flasim për gjenomë të rikombinuar?

Covid-19 mund të jetë një lloj hibridi ose rezultat i një eksperimenti natyror. Bashkimi midis dy koronavirusëve të veçantë, një ndoshta prej lakuriqëve dhe një prej pangolinave, do të krijonte një patogjen të panjohur. Si? Të dy viruset mund të kenë infektuar të njëjtin organizëm dhe, gjatë procesit, rastësisht, disa fragmente të ARN-ve përkatëse do të ishin bashkuar së bashku duke gjeneruar Sars-CoV-2.

Gjuetia për gjenomet

Sipas studimit, të dy gjenomet i përkasin përkatësisht lakuriqit dhe pangolinës. Por Sars-CoV-2 ka një mutacion gjenetik të ndryshëm nag dy koronaviruset që gjenden te lakuriqtë dhe pangolinat. Sipas studiuesve, një shpjegim i mundshëm për të dalë nga ngërçi është se rikombinimi mund të ketë hyrë te njerëzit dhe se me kalimin e kohës mund të jetë përshtatur gradualisht nga një këndvështrim gjenetik dhe prej këtu ka nisur ‘fluturimin’ nëpër botë… Hipotezë interesante, por ende mbetet për t’u konfirmuar.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

​303 raste të reja me COVID-19 dhe 9 të vdekur në Bullgari

Autoritetet shëndetësore në Bullgari kanë konfirmuar 303 raste të tjera të koronavirusit në 24 orët e kaluara, nga 5,701 testuar, sipas të...

Detyrimi i maskave, francezët hezitojnë, Parisi do të aplikojë mbajtjen e maskave në lagje të caktuara

Franca, Spanja, Greqia janë tri vende evropiane që po raportojnë një shpërthim të pandemisë brenda kufijve të tyre pas lehtësimit të karantinës...

Gjermani: Nga e shtuna, testimi i detyruar i të ardhurve nga zonat me rrezik

Në luftën kundër përhapjes së virusit të koronës, udhëtarët nga zonat e përcaktuara ndërkombëtarisht si të rrezikshme që vijnë në Gjermani, do...

Rritet përhapja e Covid19 në Evropë, frikë për një izolim të dytë

Teksa Spanja, Franca dhe Greqia përjetojnë një rritje të theksuar të numrit të të infektuarve nga Covid19, janë shtuar shqetësimet për një...

Austria sërish me numër të lartë të rasteve të reja

Në Austri, pas pesë ditësh me radhë, numri i rasteve të reja me koronavirus përsëri ka arritur në shifra të larta, pasi...