Liria e fesë në botë sërish e rëndësishme për BE-në

Mos i humb

Pandemia në Kosovë, rreth 40 mijë persona humbën vendin e punës

Prej muajit mars të këtij viti edhe kur filloi pandemia Covid-19, besohet se në Kosovë kanë humbur punën rreth 40 mijë persona,...

Në Gjermani një në çdo pesë pacientë vdes, ja grupet më të rrezikuara

Rreth një e pesta e pacientëve të shtruar me Covid-19 në spitalet gjermane nga fundi i shkurtit deri në mes të prillit...

I vodhën makinën një 30-vjeçari në Shkodër, i morën para duke e mashtruar se do ia gjenin, 6 “skifterat” në pranga

Arrestohen gjashtë persona në Shkodër, autorë të vjedhjes së automjetit të një 30-vjeçari, të cilin më pas, me anë të mashtrimit, i...

Pëson arrest kardiak pasi del nga uji, ndërron jetë pushuesi 64-vjeçar në Durrës

Një 64-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka pësuar arrest kardiak në plazhin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur...

Respektimi i lirisë fetare është tregues i rëndësishëm për vlerësimin e konsolidimit të demokracisë dhe vendimi i BE-së për të ngarkuarin e ri të posaçëm duhet përshëndetur.

Komisioni i BE-së vendosi ta rishikojë vendimin e mëparshëm dhe të emërojë një të ngarkuar të ri të posaçëm të BE-së për promovimin e lirisë së fesë dhe të besimit në botë.

Politikanët e BE-së e përshëndetën vendimin për të caktimin e një të dërguari të ri të posaçëm të BE për këtë detyrë. “Liria fetare është nën presion në botë, qoftë për të krishterët në Kinë, qoftë myslimanët në Indi”, tha Manfred Weber (CSU), kryetar i Partive Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian. Evropa duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur këtë liri themelore.

Nënkryetari i Komisionit të BE-së, Margaritis Schinas, tha se njoftimi për të emëruar një të dërguari të ri të posaçëm të BE për lirinë fetare tregon vendosmërinë e Komisionit për të mbrojtur të drejtat e të gjitha bashkësive fetare në të gjithë botën.

Sfidë e madhe

President i Komitetit Qendror të Katolikëve gjermanë (ZdK), Thomas Sternberg, e përshëndeti po ashtu vendimin e Bashkimit Evropian: “Detyra për të punuar për ruajtjen e të drejtës së njeriut për lirinë fetare përbën një sfidë të madhe,” tha Sternberg. BE-ja duhet të ndjekë një politikë të jashtme të orientuar drejt vlerave dhe kjo përfshin edhe aangazhimin për të drejtat e njeriut, theksoi ai.

Respektimi i lirisë fetare është “gjithashtu një tregues i rëndësishëm për vlerësimin e konsolidimit të demokracisë”, shtoi Sternberg. Prandaj, zyra e dërguarit të ri të posaçëm të BE duhet të “pajiset me buxhetin e duhur dhe një mandat të qartë në mënyrë që të jetë me të vërtetë e aftë të funksionojë”.

Hap i rëndësishëm

Posti i të ngarkuarit të posaçëm u krijua nga ish-Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në vitin 2016 në përgjigje të reagimeve të Parlamentit Evropian pas masakrave ndaj pakicave fetare në Irak dhe Siri nga grupi terrorist “Shteti Islamik”. Ky pozicion iu ngarkua aso kohe Jan Figel.

Në mes të qershorit të këtij viti, Komisioni, i cili tani drejtohet nga Ursula von der Leyen, njoftoi se ky pozicion do të shkrihej dhe detyrat që më parë i ishin besuar të ngarkuarit të posaçëm do të merreshin përsipër nga nënkryetari i Komisionit, Margaritis Schinas dhe përfaqësuesi special i BE-së për të drejtat e njeriut dhe demokracinë, Eamon Gilmore.

Figura kryesore të bashkësive fetare të Evropës u shprehën me shqetësim për vendimin e Komisionit Evropian për të mos pasur më një të ngarkuar të posaçëm të BE-së për promovimin e fesë dhe besimit në botë. Në një intervistë për DW, presidenti i Konferencës së Rabinëve Evropianë, kryerabini i Moskës Pinchas Goldschmidt, e quajti këtë masë “sinjal të gabuar në një kohë, kur hebrenjtë dhe pakicat e tjera fetare po bëhen gjithnjë e më shumë, si në internet dhe në jetën e përditshme, pre e sulmeve ekstremiste dhe ushtrimi i lirë i fesë po minohet”./DW

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz...

Libani apelon për mbështetje të vendeve arabe pas shpërthimit

Presidenti libanez, Michel Aoun, u bëri thirrje vendeve arabe të mbështesin Libanin, pas shpërthimit masiv në Portin e Bejrutit.

Humb jetën gruaja e ambasadorit holandez që u plagos në shpërthimin në Bejrut

Ka humbur jetën Hedwig Waltmans-Molier, gruaja e ambasadorit të Holandës në Bejrut Jan Waltmans, e cila ishte plagosur rëndë në shpërthimin që...

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid19 në Itali, 552 raste të reja në 24 orët e fundit

Është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me Covid19 në Itali. Sipas informacioneve zyrtare, në 24 orët e fundit ka pasur...

Irani regjistron 132 vdekje të reja nga COVID-19

Me 132 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), në Iran është rritur në 18.264 numri...