Lirohen gazetarët që mbaheshin nga forcat e Haftarit në Tripoli

Mos i humb

Janë liruar dy gazetarët që monitoronin ngjarjet në Tripoli, të kapur nga forcat besnike të komandantit ushtarak Khalifa Haftar në Libi.

Kjo është konfirmuar nga stacioni televiziv libian Al-Ahrar, gazetarët e të cilit u liruan. Ata gjithashtu rikujtuan se gazetarët Mohammed el-Karac dhe Muhammed es-Seybani u kapën tre javë më parë.

Ata kërkojnë kapjen dhe përgjegjësinë e rrëmbyesve, gjithashtu kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve në zonë.

Televizioni Ahrah më 3 maj njoftoi se për një kohë të gjatë nuk kanë kurrfarë informacione për gazetarët e tyre që raportonin nga pjesa jugore e Tripolit. Ata shprehën shqetësim për një situatë të tillë.

Më vonë ata njoftuan se kishin informacione se ato po mbaheshin nga forcat e Haftarit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit