Lirohen nga TVSH-ja të gjitha importet e grurit dhe miellit në Kosovë

Mos i humb

Importet e grurit dhe miellit për prodhimin e bukës janë liruar nga pagesa e TVSH-së.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga ministria e Financave dhe Transfereve, shkruan lajmi.net.

“Në mbështetje të Rregullores Nr. 05/2020 për Fushat e Përgjegjësitë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona virus COVID19, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi mori vendim për lirimin e përkohshëm nga pagesa e TVSH-së të gjitha importet e grurit dhe miellit për prodhimin e bukës dhe produkteve të bukës”, thuhet në komunikatë.

Duke u bazuar në këtë vendim me automatizëm dhe pa pasur nevojë për të parashtruar kërkesë të veçantë lirohen përkohësisht nga taksa doganore dhe TVSH-ja të gjitha subjektet biznesore prodhuese apo kontraktuesit e tyre, të cilët merren me importimin e lëndës së parë.

Për zbatimin e këtij vendimi obligohet Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovë.

Ky vendim hyn në fuqi nga dita e sotme

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit