Lirohet nga burgu ish-presidenti i Brazilit, Lula Da Silva

Mos i humb

Ish-presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula Da Silva është liruar nga burgu ku ai qëndroi për 19 muaj për shkak të akuzave për korrupsion dhe pastrim të parave.

Në një deklaratë pas lirimit nga një burg në zonën Curitiba në rajonin Parana në jug të Brazilit 74-vjeçari Lula Da Silva tha: “Nuk arrestuan një njeri, ata u përpoqën të vrisnin një ide, por idetë nuk vriten”.

Në një fjalim të mbajtur për qindra personat që kishin ardhur për ta pritur, Lula Da Silva u shpreh: “Miq të dashur, nuk mjaftojnë fjalët për të shpjeguar pse ndodhemi sot këtu së bashku. Gjatë jetës time kam folur me brazilianët por nuk e kisha ëndërruar që sot do të isha bashkë me njerëz që më kanë përshëndetur për 580 ditë. Zëri i tyre ishte ushqim i demokracisë së nevojshme që unë duhet të duroja”.

“Nuk arrestuan një njeri, ata u përpoqën të vrisnin një ide, por idetë nuk vriten. Po dal nga këtu në moshën 74-vjeçare. Në zemrën time ka vend vetëm për dashuri sepse dashuria do të triumfojë kundër urrejtjes. Ju shpreh përshëndetjet më të mëdha që mund të ketë një njeri”, tha Lula Da Silva duke kritikuar sistemin e drejtësisë në Brazil.

Po ashtu duke njoftuar se nesër do të zhvillojë një takim me një sindikatë punëtorësh ai tha se “Brazili nuk është zhvilluar, uria është shtuar. Dua të provoj që vendi mund të zhvillohet mjaftueshëm”.

Kujtojmë se Lula da Silva ka ushtruar postin e presidentit gjatë viteve 2003-2010 në Brazil. Pas dënimit me akuzat për korrupsion dhe pastrim të parave ai u arrestua dhe u dërgua në burg në prill 2018. Ai ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij dhe ka mbrojtur idenë se këto pretendime janë paraqitur nga kundërshtarët politikë me qëllim për të penguar hyrjen e tij në garat presidenciale ku ai llogaritej si favorit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit