“Lissus” shpëton 84 emigrantë, gjatë dy operacioneve në detin Egje

Mos i humb

Anija e Forcave të Armatosura Shqiptare, “Lissus”, kreu dy operacione të njëpasnjëshme shpëtimi në detin Egje, fillimisht mbrëmë rreth orës 21:35 dhe më pas sot rreth orës 10:00.

Gjatë këtyre operacioneve, anija shqiptare u erdhi në ndihmë dy gomoneve, duke shpëtuar në total jetën e 84 personave.

Në gomonen e parë ndodheshin 39 persona dhe në të dytën 45, kryesisht palestinezë dhe sirianë, ndërsa mes tyre kishte edhe gra e fëmijë.

Ky operacion ishte në kuadër të parandalimit dhe shpëtimit të emigrantëve, ndërsa është e disata herë që anija shqiptare bën ndërhyrje të tilla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit