Lista Serbe bën thirrje “për protestë kundër aneksimit të veriut”

Mos i humb

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve serbë në Kosovë, për të protestuar siç ka thënë “kundër aneksimit të veriut të Mitrovicës”, e cila do të mbahet në mesditë para Zyrës së BE-së dhe EULEX-it.

Sipas mediave serbe, Simiç ka thënë se protesta do të mbahet “për shkak të aneksimit të veriut të Mitrovicës dhe të gjithë veriut, por edhe për presionet gjithnjë e më të shpeshta nga Prishtina ndaj politikanëve dhe serbëve në Kosovë”.

“Kur flasim për aneksimin e veriut të Mitrovicës na kujton nga përvojat që ne kemi, dhe kjo i referohet pjesës jugore të qytetit, ku sot jeton vetëm një prift me familjen e tij nën mbikëqyrje 24-orëshe të policisë. A është kjo ajo që po thuhet, a është kjo është ajo që ata nga Prishtina duan për të porositur serbët në Kosovë, kjo mbetet për t’u parë”, citohet të ketë thënë Simiç. Ai ka theksuar se “Lista Serbe i jep mbështetjen e plotë këtyre protestave civile dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë prezentë, në mënyrë paqësore dhe demokratike të protestojnë ndaj planeve të tilla të përfaqësuesve politikë të shqiptarëve”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit