Lista Serbe flet pas ngritjes së taksës 10 përqind

Mos i humb

Lista Serbe nuk ka qenë e njoftuar për vendosjen e taksës prej 10% për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, kështu tha sot deputeti i Listës Serbe, Igor Simiç në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Simiç ka komentuar edhe mosmbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për politikën e jashtme, por edhe shtyrjen e seancave të tjera në vazhdimësi të cilat i quajti jo serioze.

“Është joseriozitet mos mbajta e seancave. Kjo po vazhdon disa herë me radhë. E tillë është edhe mos mbajtja e seancës së sotme”.

Ndryshe, qytetarë serbë të veriut të Mitrovicës, pronarë dyqanesh e biznesesh, punëmarrës e afaristë janë ankuar se çmimet e të gjitha produkteve të cilat importohen nga Serbia janë rritur për 10 për qind.

Sidomos serbët janë ankuar në ngritjen e çmimit të qumështit dhe të produkteve të qumështit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit