Listat e Hapura dhe koalicionet parazgjedhore ‘në dorë’ të Kuvendit

Mos i humb

Deputetët e opozitës parlamentare dhe të mazhorancës kanë votuar të gjithë pro tek Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit për nismën e opozitës parlamentare në ndryshimet kushtetuese.

Tashmë nisma është miratuar në tërësi dhe është puna e relatorëve të nismës që të dërgojnë në Kuvend raportin brenda ditës së sotme.

U miratuan dy nenet 1 dhe 2 që ndryshojnë nenet 64 dhe 68 që kanë të bëjnë me hapjen e listave dhe me pragun zgjedhor. Por i mbetet Kuvendit që ta votojë dhe ta miratojë ose ta hedhë poshtë s projektligj.

Jashtë këtyre ndryshimeve kushtetuese ka mbetur përqindja dhe detajet e pragut zgjedhor në Listat e Hapura, detajet e të cilit do rregullohen brenda Kodit Zgjedhor teksa më 30 korrik votohet në seancë plenare ku kësaj nisme i duhet pikërisht 94 vota.

Opozita parlamentare nga një prag 5%, u kthye tek një prag kombëtar 2%, por duket se sot ka marrë garanci nga mazhoranca se pragu do jetë natyral në çdo qark të Republikës së Shqipërisë. Me hapjen e listave pamundësohen koalicionet parazgjedhore por si nga opozita parlamentare dhe nga mazhoranca kanë bërë të ditur që subjektet mund të garojnë në lista të përbashkëta si formë zgjidhjeje pasi nuk mundësohet forma klasike.

Duket se debatet për hapjen e listave janë shuar edhe me mbështetjen që ka dhënë mazhoranca, por problemi mbetet tek koalicionet parazgjedhore që me ndryshimin që është bërë sot në Komisionin e Ligjeve, ato do të ndalohen, por diçka të tillë e kundërshton pikërisht opozita jashtëparlamentare PD-LSI.

Por ja si ndryshojnë dy nenet në Kushtetutë si më poshtë.

TABELA E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8417, DATË 21.10.1998 “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

foto galeri
foto galeri
foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit