Lladrovci: Bravo na qoftë për transparencë, vazhdoni e punoni

53
0

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci pas publikimit të raportit të KDI ku komuna që ai drejton është renditur e para për nga transparenca është ndjerë krenarë me punën e stafit të tij. Lladrovci është zotuar se transparenca, llogaridhënia dhe zbatimi i ligjit do jenë prioritete të mëtutjeshme për komunën që ai drejton, duke kërkuar monitorim të mëtejmë edhe pas publikimit të raportit të transparencës.

Postimi i plotë:

Sot, edhe një herë u rikonfirmua se komuna e Drenasit, është në vend të parë për transparencë, në nivel të vendit, sipas KDI-së.

Falënderoj anëtarët e KDI-së, Ambasadorin e britanik Ruairi O’conell për përkrahjen e këtij projekti që Komunat të rrisin transparencën e llogaridhënien, OJQ-të tjera, monitoruesit e komunës tonë dhe mediat për kontributin e përbashkët që transparenca të jetë obligim dhe detyrë jona ditore e zbatuar me sukses.

Kështu, u jetësuan zotimet tona për transparencë, llogaridhënie dhe zbatim të ligjit. Po ashtu, falënderoj stafin e komunës, nga drejtorët e drejtorive, Zyrën e Informimit dhe çdo zyrtarë të komunës për këtë sukses. Faleminderit, vazhdoni të monitoroni dhe uroj për bashkëpunim të mëtejmë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here