Lleshaj takon gjimnazistët e Rrëshenit: Zhvilluam bashkëbisedim për sigurinë publike

41
0

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim me gjimnazistët e Rrëshenit.

Lleshaj deklaron se ka folur me gjimnazistët në Rrëshen në lidhje me sigurinë publike. Ai shtoi se baskëbisedimi u zhvillua për nevojën e angazhimit qytetar dhe publik, për sigurinë si një e mirë publike primare, për vlerat dhe përgjegjësitë individuale dhe komunitare, për raportin e ligjit me moralin dhe për shumë gjëra të tjera.

Postimi i Sandër Lleshajt:

Në Mirditë sot takova një grup të nxënësve të gjimnazit. Një grup plot energji pozitive, dituri dhe inteligjencë.

Bashkëbiseduam për nevojën e angazhimit qytetar dhe publik, për sigurinë si një e mirë publike primare, për vlerat dhe përgjegjësitë individuale dhe komunitare, për raportin e ligjit me moralin dhe për shumë gjëra të tjera. Jo shpesh të ndodh që të përballesh me pyetje të vështira e kritike, të cilat të bëjnë që të djersitesh, por edhe që të mbushesh me respekt për atë që pyet.

Në fund të një diskutimi të tillë kupton se sa vlerë ka koha e dedikuar për të, edhe pse ndoshta në fillim vjen me drojën se i ke hequr diçka ditës së zakonshme të punës. Në fakt, është e kundërta. Dita e punës merr vlerë autentike kur asaj i shtohet një diskutim i tillë.

Mirënjohje për gjimnazistët e Rrëshenit dhe edukatorët e tyre në shkollë dhe në shtëpi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here