Lluka drejtorëve të energjisë: Shmangni reduktimin e energjisë

Mos i humb

Edhe pse sot ishte ditë pushimi ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka mblodhi drejtorët e energjisë nga të cilet kërkoj intesifikim të punëve në menyrë që mos të ketë reduktim të energjisë elektrike.

Lluka me ketë rast ka kërkuar nga të gjithë drejtorëve e sektorit të energjisë me qëllim që të shmangen reduktimet e energjisë për qytetarët, sic kishe ndodhur ditëve të fundit dhe të gjendet një zgjidhje afatgjate.

Këto komente kreu i MZHE-së, i bëri pas takimit me drejtuesit e kompanive të sektorit të energjisë, KEK, KOSTT, KESCO dhe Rregullatorin e Energjisë, qëllimi i të cilit ishte diskutimi i problemeve në këtë sektor dhe rritjen e përgjegjësive të operatorëve për furnizim me energji, karshi qytetarëve.

“Situata e furnizimit me energji sot është më e mirë si pasojë e rikthimit në punë të Bllokut B2 të TC Kosova B, por diskutimet tona kishin fokus se çfarë duhet të bëjë secili institucion që në rastet e tilla dhe të sigurohemi që të mos kemi reduktime të energjisë për qytetarët”, tha Lluka.

Ai tha se Kosova ka probleme në sigurimin e energjisë nga importi në rastet ku rritet kërkesa për energji, për shkak të problemeve që shkaktohen nga Operatori i Transmisionit të Serbisë, por edhe për shkak të mungesës së planifikimit të duhur nga KESCO dhe kjo ka shkaktuar reduktime në vend, andaj apeloi më shumë përgjegjësi nga kjo e fundit.

Me këtë rast, Ministri theksoi se ajo për çfarë janë pajtuar në këtë takim është edhe faktin që reduktimet duhet të bëhen në mënyrë proporcionale për të gjithë territorin e Kosovës, përfshi edhe veriun.

Sa i përket problemeve me Serbinë, lluka tha se negociatat janë intensifikuar me qëllim të anëtarësimit të KOSTT-it në ENTSOE dhe shprehu shpresën se ky proces do të përfundojë deri në qershor.
Ndërsa, Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Arsim Janova tha se ky institucion është duke bërë monitorimin e të gjithë operatorëve të sistemit dhe paralajmëroi se se ZRRE do të veprojë konform mandatit ligjor.
“Ligji parasheh masa janë deri në 10 për qind të hyrave të operatorit gjobë. Mirëpo, desha të them që janë masa të ndryshme që do të shqyrtohen edhe në Bord. Ne e kryejmë punën tonë si ZRRE”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit