Londër, “plasi” bombën për Brexit, Trump e rregullon shpejt

Mos i humb

 

 

Pak pasi e sulmoi hapur kryeministren britanike, Theresa May, me deklaratën se Britania e Madhe mund të mos përfitojë një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara nëse planet e saj për “Brexit”-in vazhdojnë, Trump deklaroi se ka një marrëdhënie shumë të fortë me të.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk bëri asnjë koment mbi intervistën e mëhershme për “The Sun”, ku tha se plani i Mayt me shumë gjasë do ta “vrasë” ujdinë, gjë që do të thotë se Amerika do të bëjë tregti me Bashkimin Europian në vend të Britanisë.

“Doëning Street” nuk ka reaguar ende ndaj këtyre komenteve. Theresa May po i mëshon idesë së tregtisë së lirë me SHBA-të gjatë vizitës së tij të parë si president në Angli.

“Brexit”-i, sipas saj është një mundësi për të krijuar rritje ekonomike në të dyja vendet. Trumpi, ndërkohë, i rezervoi vlerësime të larta ministrit të dorëhequr të çështjeve të Jashtme, Boris Johnson, duke thënë se ai do të ishte një kryeministër i shkëlqyer, sepse “ka atë që duhet”.

Trumpit dhe së shoqes iu bë një pritje prej tapeti të kuq në “Blenheim Palace”, në Oxfordshire, mbrëmjen e së enjtes. May e shfrytëzoi rastin për ta nxjerrë edhe njëherë bisedën te “Brexit”-i, kur tha se mbi një milion amerikanë punojnë për firma britanike, e kujtoi se ndërsa vendi përgatitet të lërë bllokun europian, ekziston një mundësi e paprecendentë për të bërë edhe më shumë sesa kaq.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit