LSHB kërkon bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në një shtet

Mos i humb

Grupet palestineze dhe Izraeli arrijnë armëpushim në Gaza

Grupet palestineze dhe Izraeli mbrëmë kanë arritur armëpushim në Rripin e Gazës pas tensioneve që zgjatën dy ditë (AA).

Nëse keni njolla të bardha në dhëmbë, patjetër lexojeni këtë tekst!

Nëse keni njolla të bardha në dhëmbë madje përherë – është shenjë për t’u brengosur, thonë stomatologët Fjala është...

Qarkullonte me armë me vete, një i arrestuar në Durrës

Policia ka arrestuar dy persona në Durrës. Shërbimet e Policisë, arrestuan në flagrancë shtetasit: R. F., 43 vjeç dhe...

Zgjedhjet në Hamburg, fitojnë socialdemokratët e të gjelbrit

Pas zgjedhjeve në Hamburg të dielën socialdemokratët dhe Të Gjelbrit janë entuziastë. Vërtet që socialdemokratët pësuan një rënie me...

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka kërkuar bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në një shtet, si pjesë e procesit të jetësimit të Shqipërisë së bashkuar.

Tahir Veliu, kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, ka kërkuar nga Republika e Shqipërisë dhe ajo Kosovës, që përmes një referendumi demokratik të ribashkohen në një shtet kombëtar.

Veliu po ashtu ka kërkuar nga institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë që në përputhje me Kushtetutën në fuqi, të miratojë rezolutën për bashkim.

Ai po ashtu tha se kërkesa e tyre bazohet në të drejtën ligjore të kombeve për të jetuar të lirë, dhe në aktin juridik të 28 nëntorit 1912.

Veliu: LSHB kërkon të miratohet rezoluta për bashkim

“Lëvizja për Shqipëri të bashkuar kërkon nga Republika e Shqipërisë, që me procedurë të përshpejtuar dhe në përputhje me Kushtetutën në fuqi të Republikës së Shqipërisë, të miratojë rezolutën për bashkimin dhe shpalljen e referendumit për ribashkim kombëtar shqiptar. Kërkesa jonë mbështetet në të drejtën e ligjshme, dhe të patjetërsueshme të kombeve për të jetuar të lirë dhe të bashkuar në përputhje me të drejtën e kombeve për vetëvendosje dhe dekolonizim. Në aktin juridik të 28 nëntorit 1912 të Kuvendit të Vlorës”, tha ai.

Tutje ai tha se Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar nuk është parti politike, që synon pushtet, por lëvizje kombëtare që synon bashkimin fizik të trojeve shqiptare, në një shtet komb shqiptar, me kufijtë e saj natyror e legjitim, sipas aktit juridik të 28 nëntorit 1912.

Gjatë kësaj konference, kreu i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu ka paraqitur edhe një projekt-propozim për Shqipëri të bashkuar, për modernizimin e forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe pajisjen e të gjithë shqiptarëve me pasaporta të Republikës së Shqipërisë.

Sipas tij qëllimi i këtij projekt-propozimi, është modernizimi dhe ngritja e kapaciteteve vepruese të Forcave të Armatosura për të garantuar sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë.

Veliu: LBSH paraqet projekt-propozimin për modernizimin e Forcave të Armatosura

“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar paraqet projekt-propozimin për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Projekt-propozimi është projekt afatgjatë, që mbështetet në kapacitetet vetëfinancuese të kombit shqiptar në trojet shqiptare dhe në mërgatë. Projekt-propozimi paraqet formën e mundshme për ngritjen e kapaciteteve vepruese të Forcave të Armatosura nën mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e plotë të institucioneve shtetërore. Fuqizimi ushtarak i Shqipërisë, nënkupton të jetë e aftë që të përmbush detyrimet e saj ndaj aleancës perëndimore NATO, SHBA dhe organizmat e Bashkimit Evropian”, tha ai.

Tutje ai u shpreh se fuqizimi i Forcave të Armatosua të Shqipërisë është shtylla kryesore për kapërcimin e barrierave të tanishme, që e pengojnë bashkimin kombëtar.

Kreu i LSHB-së ka thënë se procesi i bashkimit të Kosovës, është i pashmangshëm dhe nga Bashkimi Europian duhet të konsiderohet si një proces normal.

Veliu po ashtu ka thënë se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre drejtuar institucioneve vendore, LSHB do të fillojë me mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për organizmin e referendumit dhe organizimin e popullit shqiptar për të rrënuar kufijtë që ndajnë shqiptarët./Kosova Post/

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

A Është e Dëmshme Kërcitja e Kockave

Për shumë njerëz një nga gjërat e para që bëjnë sapo zgjohen nga gjumi është kërcitja e kockave dhe tërheqja e trupit.

Fërgesë e Ngrohtë me Gjizë e Hudhra

Fërgesa është padyshim një nga traditat më të hershme të kuzhinës shqiptare. E gatuar në mënyra të ndryshme në...

Omëletë e bardhë e shpejtë me dy lloje djathërash: Kafjall i përsosur i cili ju shkrihet në gojë!

Fjala është për omëletën e shpejtë nga të bardhët e vezëve, përgatitja e së cilës zgjat afro dhjetë minuta

Huawei ka prezantuar P40 Lite në heshtje dhe fshehtësi

Huawei do të prezantojë serinë e saj të re P40 në Paris më 26 mars. Sidoqoftë, Huawei po sjell tashmë P40 Lite...

“Përgjegjësia humanitare në Idlib nuk i takon vetëm Turqisë, por bashkësisë ndërkombëtare”

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë porositi se përgjegjësia humanitare në Idlib nuk i takon vetëm Turqisë, por tërë bashkësisë ndërkombëtare...