LSI i përgjigjet Lu-së: Kërkesa jonë sipas Komisionit të Venecias

Mos i humb

Pas deklaratës së Donald Lu, dhe reagimit të kryeministrit, Edi Rama, Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar përmes kreut të grupit parlamentar Petrit Vasili.

Vasili ka sjellë në mendje Komisionin e Venecias, që sipas tij ka folur qartë në shqip dhe në anglisht për çështjen e kryeprokurorit.

“Komisioni i Venecias ka kërkuar 1.Konsensus 2.Përjashtimin e emërimeve tërësisht politike. Çfarë kërkon Komisioni i Venecias kërkon edhe opozita sot. Kush “harron” qëllimisht Komisionin e Venecias dhe bëhet bashkëautor i një faji të rëndë kushtetues,shkatërron përfundimisht reformën në drejtësi dhe legjitimon kapjen e saj nga krimi dhe trafiqet”, shprehet Vasili./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit