LSI po humb edhe deputetët

Mos i humb

 

 

 

Pas këshilltarëve bashkiakë, Lëvizja Socialiste për Integrim po nis të humbasë edhe deputetët. I pari që dha sinjalin ishte Robert Bitri, i cili ka marrë mandatin e deputetit në Qarkun e Fierit.

 Ai nuk pranoi të largohej nga Parlamenti sic bëri grupi i tij parlamentar, ndërkohë që një ditë më parë kishte dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i kryetarit të LSI-së për degën e Fierit.

Ndonëse mohoi se do t’i bashkohet Partisë Socialiste, Bitri është pjesë e një grupi që prej disa javësh flitet se do t’i shkëputet LSI-së për të kaluar me partinë në pushtet.

Kundërshtinë me partinë e tij e kishte paraqitur edhe më herët, kur refuzoi mosbindjen civile dhe u paraqit në komisionet e Kuvendit.

Në protokollin e Kuvendit të enjten nuk kishte mbërritur ndonjë kërkesë e deputetit Bitri për t’u larguar nga grupi parlamentar i LSI-së, por kjo tashmë duket se është vetëm një formalitet.

Këto zhvillime vijnë pasi Lëvizjen Socialiste për Integrim e braktisën edhe disa dhjetëra këshilltarë bashkiakë, në shumë qytete si Shkodra, Puka, Vlora, Korca, Fieri, Elbasani dhe Gjirokastra.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit