LSI, Vasili: Ekonomia shqiptare, e varur nga borxhi i pafund

Mos i humb

Shqipëria është vendi me borxhin më të rëndë publik thotë LSI, duke kërkuar transparencë nga qeveria dhe për projelktin 1 miliardë euro.

“Së fundmi dhe projekti tjetër famëkeq i 1 miliardë eurove e bën ekonominë tërësisht të varur nga borxhi i pafund i saj, një ekonomi që nuk orienton më prioritete, po thjesht dhe vetëm shndërrohet në një larje borxhi të bizneseve që ka hyrë në vullne të lirë dhe interesa të përbashkëta të errëta në një borxh të tillë”, tha Vasili.

Ai e quajti një dështim të provuar reformën e arsimit të lartë, që sipas Vasilit u vërtetua me pagat e vonuara të pedagogëve.
“Për pagat e pedagogëve nuk është thjesht dhe vetëm mosnxjerrja e një akti nënligjor po prova e dështimit total të ashtuquajtur reformë në arsim që provoi vten se ishte një reformë fiktive, e paqëndrueshme”, tha ai.

Ndërsa për teatrin, Vasili shprehu qëndrimin e LSI: “Kryeministri sot kërkon të shënojë rrënimin përfundimtar të tij. Si në asnjë vend në glob, kërkon të lërë kryeqytetin e Shqipërisë pa një teatër të vetën që të ketë jo vetëm simbolikën e një kryeqyteti vital që e mbështet dhe e do kulturën dhe artin, por do ta shndërrojë në një qytet armik të artit, në një shtesë kati çfarëdokudo, të përsërisë historinë e famshme të kinemave të tij të dikurshme me premtimin se do të kishim një kinema që pas 15 vjetësh është një gërmadhe dhe nuk ka. I intereson shumë mirë kulla përkatëse, dhe as trashëgimia e shkëlqyer e artit dhe ardhmja e tij”, tha ai./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit