Lufta kundër korrupsionit, element i rëndësishëm për integrim në BE

Mos i humb

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha sot se lufta kundër korrupsionit është element shumë i rëndësishëm drejt rrugës për integrimin e Kosovës në Bashkimin Europian.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me ambasadoren e Holandës në Prishtinë, Gerrie Willems, me të cilën bisedoi për sundimin e ligjit si dhe për veprimet të cilat ka ndërmarrë Prokurori i Shtetit, në përmbushjen e kriterit të dytë për liberalizimin e vizave.

Gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi, e njoftoi ambasadoren Willems me efikasitetin e sistemit prokurorial, duke theksuar se prokurorët e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit, si dhe të ndërgjegjshëm për t’u përballuar me sfidat që i ka sistemi prokurorial.

Lumezi ka theksuar se sfidë kryesore e institucionit që e udhëheq, mbetet luftimi i dukurive të këqija, si luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimet e luftës.

Ndërkaq, ambasadorja holandeze Willems, ka premtuar që shteti i Holandës do ta ndihmoj sistemin prokurorial, si dhe i ka dhënë mbështetje kryeprokurorit Lumezi, për punën dhe angazhimin e tij në drejtim të forcimit të sundimit të Ligjit në Kosovë. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit