Lufta tregtare, Trump dhe Juncker me mesazhe paqeje nga Uashingtoni

Mos i humb

 

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe ai i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ranë dakord të mërkurën për të qetësuar tensionet tregtare dhe për të filluar negociatat për heqjen e doganave dhe barrierave të tjera në tregti.

“Kjo është një ditë shumë e madhe për tregti të lirë dhe të ndershme, vërtetë një ditë e madhe,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë pas takimit me Juncker.

Trump tha në një konferencë shtypi se ata ranë dakord në bisedime që të punojnë së bashku për të hequr barrierat doganore, ato tarifore të tregtisë dhe subvencionet për prodhimet industriale, me përjashtim të industrisë së automobilave.

“Ne do të punojmë për të reduktuar pengesat dhe për të rritur tregtinë në disa shërbime”, tha ai, duke shtuar se Evropa do të rrisë dhe blerjen e gazit të lëngshëm natyror (LNG) nga Shtetet e Bashkuara.

 “BE do të jetë një blerës i madh i LNG”, tha Trump.

Trump tha se bisedimet do të “zgjidhin” dhe çështjen e tarifave të larta që SHBA ka prezantuar për çelikun dhe aluminin të importuara nga BE.

Nuk dihet ende nëse të dyja palët kanë bërë përparim në çështjen e diskutueshme të detyrimeve doganore të mundshme të SHBA ndaj importeve të makinave nga Evropa, por Juncker tha se ata kishin rënë dakord të mos vendosnin detyrime të reja doganore

“Ishte një takim i mirë dhe konstruktiv”, tha Juncker.

Trump kishte kërcënuar më parë për të imponuar 25 për qind detyrimet ndaj importeve të makinave në SHBA që do të kishin goditur prodhuesit evropianë si BMW dhe Volkswagen, dhe kompanitë japoneze e ato të Koresë së Jugut. /tesheshi.com/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit