Luftë “e ashpër” kundër medias, gjendet i vrarë një tjetër gazetar në Meksikë

Mos i humb

Një tjetër gazetar është gjetur i vrarë në Meksikë këtë javë.

Reporteri Julio Valdivia u gjet i pajetë të mërkurën e kaluar në mëngjes në një periferi të qytetit të Veracruz në Meksikë, pranë shinave të trenit. Atij i ishte prërë koka, ndërkohëqë trupi u gjet shumë pranë motorrit të tij.

Lufta e bandave ndaj gazetarëve është kthyer në një shqetësim shumë serioz në Meksikë, ku vetëm për vitin 2020 janë vrarë rreth 50 reporterë.

Sipas gazetave vendase, Valdivia ka lënë pas bashkëshorten dhe 4 fëmijët e tij, ku më i vogli është vetëm 4 vjeç.

Institucionet shtetërore kanë treguar se janë mjaft të shokuar, teksa hetimet vijojnë ende.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit