Luftëtarët e huaj terroristë të deportuar në Gjermani në proces evaluimi

Mos i humb

Luftëtarët e huaj terroristë me origjinë gjermane të deportuar nga Turqia në Gjermani po kalojnë në një proces evaluimi.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, pas takimit të saj me presidentin e Republikës Demokratike të Kongos, Felix Tshisekedi, në konferencën e përbashkët për media foli në lidhje me luftëtarët e huaj terroristë të deportuar në Gjermani.

Ajo tha se ndaj këtyre personave është duke u zhvilluar një proces evaluimi nga njësitë e sigurisë në Qendrën për luftë kundër terrorizmit.

“Kështu që mundësohet që këta persona të mos përbëjnë kërcënim”, tha Merkel, duke treguar se nëse ndodh e kundërta do të vendosen mekanizmat e zakonshëm.

Dje, 7 terroristë me origjinë irakiane dhe shtetësi gjermane arritën në Berlin.

Mediat gjermane njoftuan se edhe sot nga Turqia 2 gra të lidhura me DEASH-in do të deportohen në Gjermani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit