Luftëtarët e lirisë së Junikut dekorohen me urdhrin “Hero i Kosovës”

Mos i humb

 

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, sot kanë promovuar dy pulla postare për dëshmorët Bekim Berisha- Abeja dhe Bedri Shalën, në përvjetorin e 20-të të rënies së tyre në betejën e lavdishme në mbrojtje të Junikut.

Sipas tyre, dy luftëtarët e lirës janë dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”, duke shtuar me teje se pullat postare me imazhet e tyre nga nesër do të udhëtojnë në tërë botën.

Ja postimi i plotë në Facebook:

Sot kemi promovuar dy pulla postare për dëshmorët Bekim Berisha- Abeja dhe Bedri Shala, në përvjetorin e 20-të të rënies së tyre në betejën e lavdishme në mbrojtje të Junikut.

Bekim Berisha dhe Bedri Shala ishin dy prej luftëtarëve dhe eprorëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bekimi dhe Bedriu erdhën nga mërgimi për t’i dal zot atdheut. Pushka e tyre jehoi në beteja anekënd Kosovës deri në flijimin e tyre heroik, më 10 gusht 1998.

Bekim Berisha- Abeja mori pjesë edhe në luftën në Kroaci dhe në Bosnje duke u bërë pjesë e pashlyeshme e historisë së popullit kroat dhe boshnjak.

Shtëpia e Bedri Shalës dhe vëllezërve të tij ishte çerdhe e UÇK-së që nga fillimi i viteve të 90-ta.

Bekim Berisha – Abeja u lind më 15 qershor 1966 në Graboc të Pejës, ndërsa Bedri Shala u lind në Gjergjicë të Drenicës më 2 qershor 1969.

Dy luftëtarët e lirës janë dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Pullat postare me imazhet e tyre nga nesër do të udhëtojnë në tërë botën.
Kujtimi për dy gjeneralët trima do të jetoj përgjithmonë!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit