Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka shkruar në një status në “Twitter”. Ai ka postuar një intervistë të dhënë për “Die Welt”, ku tha se hapja e negociatave nuk nënkupton pranim në BE, por thjesht vënia në dukje e faktit se Shqipëria ka bërë progres në fusha të caktuara.
“Hapja e negociatave nuk nënkupton pranimin në BE, por do të thotë se vendi ka arritur një nivel të mjaftueshëm të përparimit në përparësitë kryesore”, shkruan ambasadori Soreca.
Luigi Soreca në intervistë shprehet se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm, sidomos viteve të fundit. Ai tha se vendi ynë ka progresuar në drejtim të goditjes të grupeve kriminale. Soreca vlerëson se vendimi i qershorit është jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai shtoi se Shqipëria ka bërë reformë edhe në administratën publike.
Hahn tha se Shqipëria ka bërë progres në disa fusha, duke përmendur sidomos reformën në drejtësi.