Luksemburgu mbështet institucionet e Kosovës me dy milion euro për realizimin e MSA-së

Mos i humb

 

 

Ministria e Integrimit Europian (MIE) përmes një  konference, ka prezantuar “Mekanizmi i ri të zhvillimit të kapaciteteve për zbatimin e MSA-së”, financuar nga Qeveria e Kosovës, Luksemburgut dhe Norvegjisë.

Objektivi i përgjithshëm i këtij mekanizmi është të kontribojë në përpjekjet e Kosovës për të përmbushur kërkesat e MSA-së me BE-në dhe detyrimet e tjera që lindin nga nevoja për të qenë në përputhje me Acquis.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në këtë konferencë bëri të ditur se ka nënshkruar një marrveshje me Luksemburgun për mbështetje të institucioneve dhe kjo marrveshje kap shifrën prej 2 milion euro.

“Ministrija jonë ka identifikuar disa fusha prioritare të MSA-së. Qëllimi është zbatimi i MSA-së dhe agjendës së integrimit në mënyrë që të jemi të gatshëm për fazat tjera të integrimit. Për këtë qëllim ne që disa muaj kemi negociuar dhe kemi nënshkruar marrveshje me Luksemburgun për mbështetje të institucioneve dhe kjo kap shumën prej 2 milion euro. Përveç forcimit të kapaciteteve të MSA-së përmes këtij projekti po forcojm mekanizmat për përkrahje të drejtpërdrejtë të institucioneve tona.  Unë ftoj të gjitha institucionet e Kosovës për mbështetje dhe angazhim për realizimin e këtij projekti”,tha Hoxha

Anne Dostert nga Ambasada e Dukatit të Madh të Luksemburgut tha se objektivat e këtij projekti ndihmojnë në integrimin e Kosovës dhe se ky projekt është i pari dhe më i madhi që bëhet nga Qeveria e Kosovës.

“Luksemburgu dhe Kosova gëzojnë një angazhim dhe bashkpunim të mirë qe nga viti 1999. Objektivat kryesorë të këtij projekti ndihmojn në integrimin e Kosovës. Ky lloj mekanizmi nuk ka ekzistuar më parë. Kemi një qasje strategjike por me një fleksibilitet që nuk ka ekzistuar deri tani. Shpresojmë që ky mekanizëm të funksionoj sa më mirë. Ky është projekti i parë i madh që delegimi bëhet nga qeveria e Kosovës. Shpresoj që do të shërbej si një databazë për informimin e të tjerve”, u shpreh Dostert.

Ndërsa Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë Per Strand Sjaastad tha se MSA në Kosovë është nxitësi kryesor në progresin e reformave dhe gjithashtu ai u shpreh që kjo do të jetë si shtytje pozitive drejt sundimit të ligjit dhe funksionimit në treg.

“Ne të gjithë besojmë se marrveshja e MSA-së në Kosovë do të jetë nxitësi kryesor në progresin e reformave. Besoj që kjo shtytje do të jetë pozitiv në sundimin e ligjit dhe funksionimin e tregut. Është ndryshe ta kemi një marrveshje dhe ndryshe ta bëjmë të suksesshme atë. Kemi kërkuar që të ketë një përkushtim dhe këtë zotim e kemi marr nga kryeministri dhe ministrja Hoxha. Ky mekanizëm mundëson operimin më të leht të këtyre dokumenteve. Gjithashtu më lejoni të theksoj se përmes  këtij mekanizmi duhet të arrihet të mbushën boshlleqet”, theksoi Sjaastad./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit