Lulerradhiqja, Shëronjësja e Mirë e Njeriut

Mos i humb

Pulë me Kërpudha – Kremoze e Plot Shije

Nëse po kërkoni një recete plot krem dhe shije atëherë jeni në vendin e duhur. Kjo pjatë e dytë...

Filipinet regjistrojnë mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19

Filipinet në 24 orët e fundit kanë regjistruar mbi 3 mijë raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), theksuan sot zyrtarët.

Rikthehen protestat e naftëtarëve në Ballsh/ Paralajmërojnë grevë urie: Nuk na pret njeri, jemi në mes të katër rrugëve

Janë rikthyer protestat e naftëtarëve në Ballsh, përpara uzinës së qytetit. Naftëtarët kanë paralajmëruar grevë urie. Ata shprehhen se...

Kapet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar në Elbasan, njihej me katër emra

Elbasan- Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit për shkak se ishte dënuar me...

Lulerradhiqja, kjo barishte e fuqishme ka qenë dhe mbetet e preferuara ndër breza, jo vetëm për aftësitë shëruese por edhe vlerat ushqyese.

Ekspertët e mjekësisë popullore e konsiderojnë lulerradhiqen si një shëronjëse të fuqishme që pastron gjakun, zgjidh problemet me tretjen dhe parandalon gurët në tëmth.

Barishtja e lulerradhiqes plotëson 535% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës K.

Kjo e bën lulerradhiqen burimin më të rëndësishëm bimor të kësaj vitamine, që forcon kockat dhe luan një rol të rëndësishëm kundër sëmundjes së Alzheimerit, sepse kufizon dëmet që i shkaktohen neuroneve.

Lulerradhiqja plotëson 112% të kërkesës ditore për vitaminë A, që i bën mirë lëkurës dhe syve.

Lulerradhiqja përmban zeaksanthin e cila mbron retinën nga dëmet që i shkaktohen nga rrezet ultravjollcë.

Substancat e tjera si karoteni, luteina dhe kriptoksanthina e mbrojnë organizmin nga radikalet e lira që dëmtojnë mushkëritë.

Të mirat e lulerradhiqes janë të pafundme

Ajo është e pasur me fibër, një substancë që ndihmon organizmin të largojë mbetjet e akumuluara.

Kjo barishte përmban vitaminat C dhe B6, por edhe thiaminë, riboflavinë, kalcium, hekur, i domosdoshëm për rigjenerimin e qelizave të kuqe të gjakut, kalium që ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe tensionit të gjakut dhe mangan.

Lulerradhiqja përmban edhe folat, magnez, fosfor dhe bakër.

Gjethet e njoma dhe të zbehta në ngjyrë të lulerradhiqes janë më të mirat.

Pasi të keni mbledhur barishten kaq të dashur për gjyshet tona, lajeni me kujdes dhe thajeni.

Futeni në qese plastike në një zonë të frigoriferit me pak lagështirë. Në të kundërt, futini në ujë të valuar për 20-30 sekonda për të larguar aciditetin dhe më pas shtojini në sallatë.

Gjethet mund t’i gatuani sipas preferencës, me pak vaj ulliri dhe hudhër.

Gatuajini në temperaturë mesatare për 3-5 minuta në të njëjtën mënyrë si spinaqin.

Mos e teproni, përndryshe lulerradhiqja do të humbasë ushqyesit e saj.

Pasi të jenë zbutur, hidhni kripë cilësore, spërkatini me lëng të freskët limoni dhe shijojini. Ato janë shumë të shijshme për t’u ngrënë veçmas ose për t’u kombinuar me makarona ose në antipastë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Gabimet Me Ushqimin Që Ju Dëmtojnë Mëlçinë – Zbuloni Çfarë Duhet Të Bëni

Ushqimet që hani, ato të duhura e ato të gabuara, kanë gjithmonë një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e mëlçisë.

Kinë/ Helmoi 25 fëmijë, edukatorja dënohet me vdekje

Një mësuese e kopshtit që helmoi 25 fëmijë, duke vrarë njërin prej tyre, pas një debati me një anëtar rival të stafit...

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve shton edhe katër vende në ‘Listën e Kuqe’

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka shtuar katër vende të tjera në listën e saj të kuqe të koronavirusit,...

SHBA, 20 milionë dollarë dëmshpërblim familjes së afrikano-amerikanit të vrarë

Familjes së William Green (43), afrikano-amerikani të cilin e vrau policia në Maryland, do t’i paguhet dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh.

iPhone 12: Adhuruesit e Apple do ta duan këtë edicion special – por ata do ta “urrejnë” çmimin e tij

iPhone 12 i ardhshëm nuk do të jetë i lehtë për tu blerë, me raportin e fundit që sugjeron se pajisja do...