Lumenjtë, depo mbetjesh, 130 vendgrumbullime në anë të ujit

Mos i humb

Mbetjet urbane ndikojnë negativisht në mjedis si dhe në shëndetin tonë. Menaxhimi i tyre vijon sërish të jetë problematik, pavarësisht përpjekjeve të pushtetit vendor si dhe atij qendror.

“Edhe pse Bashkia Ura Vajgurore sot nuk i derdh mbetjet e saj përgjatë lumit Osum, bashki të tjera kufitare e bëjnë këtë. Pra, që të kemi një përmirësim efektiv të të gjitha mbetjeve duhet një koordinim i të gjitha bashkive që shtrihen në qarkun tonë”, shprehet kryetarja e bashkisë Ura Vajgurore, Juliana Memaj.

“Mallakastra ka një vendgrumbullimi por duhet thënë se ajo është një pikë që nuk i plotëson të gjitha standardet , nuk është një landfill”, kryetar i bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj.

199 venddepozitime gjenden në territorin e Shqipërisë sipas raportit për kostot e tarifat e mbetjeve urbane, nga të cilat 62 prej tyre duhet të mbyllen menjëherë. Venddepozitimet e tjera duhet të transportohen pranë incineratorëve apo në landfille si dhe një opsion tjetër është rehabilitimi i tyre.

“Janë 35 vend-depozitime afër zonave të mbrojtura dhe 130 venddepozitime ndodhen afër lumenjve”, thotë zv.ministrja e turizmit , Ornela Çuçi.

Ndërkohë që Ministria e Turizmit së bashku me 61 bashkitë kanë realizuar një plan të përbashkët ndërhyrjeje në lidhje me menaxhimin e këtyre mbetjeve.

“Mes qytetit kemi venddepozitime, se aty kanë qenë e si prishim dot… por nuk e pranojmë dot, është viti 2018 dhe ndaj duam të bëjmë një plan të përbashkët me 61 bashkitë. Për bashkinë e Beratit kemi kaq venddepozitime ilegale, kush do jetë në periudhë tranzitore e kush do mbyllet, për bashkinë e Tropojës kush do jetë I përkohshëm e kush do mbyllet, për bashkinë e Kamzës e kështu me radhë. Që ne bashkitë të biem në dakordësi që për buxhetin e vitit të ardhshëm ne të ndërhyjmë aty ku bashkitë nuk kanë mundësi”, shprehet ministri Klosi.

Qarku i Korçës, Beratit dhe Durrësit shfaqen venddepozitimet që duhen mbyllur sa më parë, pasi në hartë janë evidentuar me pika të kuqe. Ndërkohë qe 31 dhjetori është afati i fundit i bashkive për të dorëzuar planet e përmirësuara të mbetjeve./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit