Lushnje, digjet automjeti. Dyshohet se i kanë vënë eksploziv

Mos i humb

 

 

Në orët e para të mëngjesit në lagjen “18 Tetori” në Lushnje është gjetur i djegur pjesërisht një automjet tip Fiat.

 Raportohet se mjeti në pronësi të shtetasit A.A, 44 vjeç, ndodhej i parkuar në një rrugicë në afërsi të banesës së këtij të fundit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se djegia e mjeti ka ardhur si pasojë e vendosjes së një lënde plasëse eksploziv.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit