Lushnje, zjarre edhe në tetor

Mos i humb

Edhe pse jemi në stinën e vjeshtës, në Lushnje nuk kanë të ndalur zjarret.

Një vatër e re u aktivizua orët e fundit në pyllin e Garunjasit, ku nje sipërfaqe pylli me pisha u përfshi nga flakët. Zjarri ka rënë rreth orës 20:00 të mbrëmjes dhe zjarrfikësit janë lajmëruar nga kalimtarë të rastit.

Shefi i shërbimit zjarrfikës në Lushnje, Fatmir Bozi shprehet se papërgjegjshmëria e njerëzve shpeshherë i përball me situata të tilla zjarresh, ndaj dhe flakët e fundit nuk ishin rastësore.

Zjarret që në muajin shator në Lushnje shkrumbuan dhjetëra hektarë ullinj, në shumicën e rasteve ishin të qëllimshme. Policia e Lushnjes ka bërë kallëzim në prokurori për çdo vatër dhe janë proceduar disa persona. Por, ende deri tani nuk është bërë një përllogaritje e dëmeve të shkaktuara nga këto zjarre./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit